Një Kishë në Lëvizje
Perëndia shkruan historitë më të bukura. Ndonjëherë ato janë tonat. Dhe zakonisht përmes shumë njerëzve që janë vazhdimisht të përkushtuar dhe mjaft të çmendur për të arritur qëllimin e rradhës, duke patur të njejtën kohë vizione të reja për një Kishë më dinamike.
2014
Prill 2014: Filluam kishën e re, pasi ishte 3 vjet nga fillimi i kishës së parë. Këtë herë do ishte në Tiranë të Re. Ajo është kishë lokacion e kishës tonë dhe synimi është që gjërat aty të jenë ekzaktë siç bëhen te kisha në qendër dhe të jetë një kishe ICF për lagjen aty. Synojmë që ICF të ketë kisha lagje në çdo cep të Tiranës.
2013
Tetor: Filluam për herë të parë festimet e studentëve (ICF Student). Festimet e tyre janë në mesjavë dhe përshtaten me kohën kur ata janë të lirë dhe janë në Tiranë. Festimet e tyre janë të bukura, inkurajojnë miqësimin e studentëve me Perëndinë dhe me njëri-tjetrin. Dhe i ndihmojnë studentët të gjejnë rrugën e kthimit të Perëndia. Ata bëjnë projekte të bukura, argëtuese dhe plot sfida.
2011
Mars: Hapja e madhe ose Big Bang, 13 mars 2011 Akademia e Arteve. Përjetim shumë i fuqishëm. Më në fund kisha filloi, fiks siç po ëndërrohej, e gjallë, e zjarrtë, rinore, tamam ICF.
JONATHAN CENTER
Qershor 2011: Ada, kishte filluar nje qender te vecante per femijet me Sindromen Down, ne fillim duke ndihmuar nipin e Altinit qe ishte me sindromen down per disa vite, derisa u rrit ne nje qender te specializuar. Ne qershor 2011 mori formen zyrtare dhe u regjistrua si fondacion me emrin "Qendra Jonathan" dhe ofron kujdes, terapi dhe ngrohtesi femijeve me sindromen down dhe familjareve te tyre, per me shume shiko web-in e tyre...
2012
Tetor: Filluam për herë të parë festimet e adoleshentëve dhe gjimnazistëve (ICF Youth). Duke synuar moshën 13-17 vjeç. Festimet e tyre janë rinore, të zjarrta dhe kanë synim të ndihmojnë adoleshentët “Të Gjejnë Rrugën e Kthimit te Perëndia” duke ofruar gjëra të bukura, argëtuese dhe të kohës që përshtaten me moshën e tyre.
2010
Shkurt: Por, nuk filloi menjëherë, ata kaluan sprova, bënë trajnime për kishëmbjelljen, bënë projekte ungjillëzuese por nuk po merrte formë, nuk po e nisnin dot ashtu sic ishte vizioni. Derisa në shkurt 2010 ëndrra filloi të marrë formë. Filloi ndërtimi i skuadrës për të filluar kishën me Hapin e Kohes, ICF Tirana.
2007
Shtator: Perëndia i vuri në zemër, Altin & Ada Kita për të filluar një kishë bashkëkohore që do të synojë për të sjell 2% të njerëzve në njohjen e Jezu Krishtit, si Zot dhe Shpëtimtarin e tyre.
Kjo do arrihej duke filluar një shërbese të re (festim të ri) cdo vit dhe një kishë të re çdo tre vjet.