Mirë se erdhe!
ICF Tirana është një kishë bashkëkohore e themeluar në Bibël. Ne synojmë të jemi kishë e gjallë, pasionante që gjendet afër njerëzve dhe përcjell zemrën e Perëndisë.
ICF Tirana
Tirana është qytet në rritje me gati 1 milion banorë. I mbushur me njerëz që janë të gatshëm për t’i dhënë vetes një mundësi të re. Ne jemi një kishë që është në sinkron me hapin e kohës dhe po synojmë të arrijmë ata që kanë vendosur ta ndërtojnë jetën në Tiranë me Lajmin më të Mirë që ekziston në botë, atë të Jezu Krishtit.
Ajo që është më e rëndësishme për ne, është të jemi këtu për ti shërbyer njerëzve dhe jo e kundërta.
Pse ekzistojmë?
Si kishë, ne shërbejmë me pasion që çdo njeri të bëhet më shumë si Jezusi, të jetojë një jetë pa frikë dhe të sjellë ndikim pozitiv aty ku është.
VIZIONI YNË
ÇFARË ËNDËRROJMË
Kisha që ëndërrojmë është me Jezusin në qendër të çdo gjëje. Ai ka vënë një pasion të madh tek ne që na shtyn të bëjmë predikime jetë-ndryshuese, adhurim të fuqishëm dhe krijueshmëri të madhe në çdo drejtim. Në këtë kishë, ne festojmë dhe shijojmë miqësinë tonë me Atin qiellor. Plot me entuziazëm, kërkojmë ta njohim Atë më shumë dhe më thellë, e bëjmë këtë gjë me dëshirë, me pasion dhe në nivele personale.
Jemi kishë që është e hapur për këdo. Pavarësisht se nga vijnë njerëzit dhe pavarësisht se çfarë prejardhje kanë, duam që; çdo njeri të ndihet si në shtëpi. Jemi familje që na mban bashkë dashuria pa kushte për njeri-tjetrin, lidera me zemër shërbëtori dhe uniteti të vërtetë. Nevojat që ka komuniteti ynë përreth na shtyjnë të bëjmë për ta dicka me dhembshuri. Ne njihemi për bujarinë tonë dhe që ju japim njerëzve një dorë dhe nuk u kthejmë shpinën. Ne dëshirojmë fuqinë e Perëndisë. Duke ditur që Ai mund të bëj gjithçka, ne presim që Fryma e Shenjtë të veprojë mes nesh dhe të përjetojmë mrekullitë e Tij.
Ne jemi kishë plot pasion. Ne japim më të mirën për Perëndinë, ne flasim gjuhën e përditshme dhe u japim drejtim situatave kur dalin. Në kishën që ëndërrojmë, shumë njerëz gjejnë besimin e tyre tek Jezu Krishti dhe bëhen gjithnjë e më shumë si Ai. Ndërsa kisha jonë rritet, rritet edhe marrëdhënia jonë me njeri-tjetrin me anë të grupeve të vogla që kanë ndikim pozitiv në familje, mes shokëve dhe në shoqëri.
Perëndia e bëftë realitet këtë endërr nëpërmjet nesh!
(frymëzuar nga Veprat e Apostujve 2:42-47)
VLERAT TONA
KUSH JEMI
Besojmë që kisha lokale duhet të jetë reflektimi i Perëndisë që ne i shërbejmë. Ai na ka besuar me ADN specifike për të përmbushur misionin e Tij dhe të kemi ndikim në botën ku jetojmë. Historia te 1 Mbretërve 10, ilustron vlerat tona në shumë drejtime. Është shembull i fuqishëm i asaj çfarë mund të ndodhë kur një person përjeton shtëpinë e Perëndisë.
TË VËRTETË
NE JEMI SIÇ THEMI
Njerëzit duhet të dëgjojnë, shohin dhe përjetojnë vërtetësinë tonë përpara se të na besojnë.
“Kur mbretëresha e Shebës dëgjoi të flitet për diturinë e Salomonit për shkak
të emrit të Zotit, erdhi ta vërë në provë me anë pyetjesh të vështira.”
1 Mbretërve 10:1
BASHKËKOHORË
NE ECIM ME HAPIN E KOHËS
1 Mbretërve 10:2-3