PAGËZIME
Dëshmo besimin tënd në Jezusin!
Nëse ke ardhur në besim, qoftë javën e kaluar, qoftë para 10 vitesh, pagëzimi me ujë është një hap i rëndësishëm i besimit tënd.
Fjala “pagëzim” do të thotë “të zhytem në ujë.” Fjala greke baptizo do të thotë fundos ose zhys nën ujë. Çdo PERSON që ka besuar në Krishtin mund të pagëzohet. Tek Veprat 2:41 thuhet: “Dhe ata që e pranuan fjalën e tij me gëzim, u pagëzuan..”
Ka vetëm një kusht për t’u pagëzuar, a i ke besuar Jezu Krishtit?
Ke dëshirë të mësosh më shumë për pagëzimet në ICF?